Futboll Sport

Çudia/ Shpikje në Brazil, uniforma e veçantë do t’ju habisë

Në fushën e sportit, dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për uniformat e futbollistëve, inovacionet dhe eksperimentet tashmë janë rendi i ditës. Në të vërtetë, nuk kalon asnjë javë, pa dikë që përpiqet të bëjë diçka të re, diçka që nuk është parë më parë, apo edhe vetëm për të ndryshuar rregullat e lojës, për të parë se çfarë ndodh.

Pra, zbulimi i rradhës vjen nga Brazili, ku mesa duket ekipi i Corinthians po teston disa uniforma të veçanta për sezonin e ri. Ku qëndron e veçanta? Lojtarët e Corinthians mund të veshin, sezonin e ardhshëm, një fanellë në të cilën sponsori do të shfaqet vetëm kur fanella do të jetë … e djersitur! Gjatë seancave stërvitore të ditëve të fundit, në fakt, disa lojtarë të ekipit brazilian kanë veshur këto uniforma të veçanta: sponsori është pothuajse transparent, dhe, sipas llogaritjeve të ekipit, sponsori– kompania ndërkombëtare Unilever- fillon të jetë plotësisht e dukshme, vetëm atëherë kur lojtarët fillojnë të djersiten.

Një mënyrë për të theksuar rëndësinë e angazhimit gjatë ndeshjes? Një “mashtrim” për t’i bërë lojtarët të vrapojnë më shpejt? Apo thjesht një ide për t’i bërë njerëzit të flasin? Presim t’i shohim zhvillimet e ditëve të ardhshme, nëse kjo do të realizohet, dhe nëse vërtet ekipi Brazilian do të luajë me këtë uniformë, që do të ishte me të vërtetë një risi e bukur në fushën e sportit 

Related posts

Mungoi rreth 4 muaj nga dëmtimi, Dembele aktivizohet ndaj Celta Vigos (FOTO)

Q.Autor

“ARMENËT NUK LANË HAPËSIRA”/ Mancini flet pas ndeshjes: Kartoni i kuq na penalizoi, pasi…

Delo.autor

MPOSHT ATALANTËN NË BERGAMO/ Juventus ngjitet i dyti, Champions nuk duket problem

F.autor

Leave a Comment