Futboll Sport

Tjetër “NDESHJE MAGJIKE” e LeBron/ Cleveland e Boston udhëheqin me…

Dy ndeshje të luajtura sot në gjysmëfinalet e play off-it në NBA, të dyja në Konferencën e Lindjes, me Cleveland dhe Boston që udhëheqin 2-0 serinë, duke hedhur një tjetër hap drejt finales në këtë kah të kampionatit.

Skuadra e Cleveland ka fituar 128-110 ndaj Torontos në gjysmëfinalen e dytë të play off-it, një ndeshje me dy pamje, më e mirë për kanadezët në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Cavaliers. Një tjetër ndeshje e shkëlqyer e LeBron James, që realizoi 43 pikë e 14 asist, më i miri në parket, mbështetur edhe nga Love me 31 pikë e11 rebaund, një dyshe që bëri diferencën në parket. Për Toronton u dalluan DeRozan me 24 pikë e Lowry me 21, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Më e bukur ndeshja tjetër gjysmëfinale, me Boston që fitoi 108-103 ndaj Philadelphia, me evndasit që triumfuan në sekondat e fundit. Pjesa e parë ishte më e mirë për Philadelphia, që u shkëput deri në 25 pikë (Redick 23 pikë e Covington 22), ndërsa në pjesën e dytë erdhi përmbysja e skuadrës së Celtics. Për vendasit u dalluan Tatum me 21 pikë e Roziers me 20, ndërkohë që 6 lojtarë të Boston realizuan mbi 10 pikë. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Philadelphia.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 108-103 (2-0 me ndeshje)

Toronto – Cleveland, 110-128 (0-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz, (barazim 1-1 me ndeshje)

Golden State – New Orleans, (2-0 me ndeshje)

Related posts

PËRBALLJA NDAJ CAGLIARI-T/ Statistikat favorizojnë Milanin, Pioli synon historinë e stolit në “San Siro”

Delo.autor

Reali reagon menjëherë, Benzema ri sjell baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

BARCELONA-ARSENAL/ Autogol trashanik i “Topçinjve”, Messi nuk e mban të qeshurën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment