Futboll Premier League Sport

DËMTIM I RËNDË/ Lojtari i Manchester United kryen operacion në gju, ja sa rrezikon

Mbrojtësi i Manchester United, Eric Bailly do të jetë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj pasi mori një dëmtim të rëndë në duelin miqësore kundër Tottenhamit.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer pas fitores 1-0 në miqësore ndaj Kristiansund tha se Bailly i është nënshtruar një operacionit në gju.

“Eric ka bërë një operacion dhe do të jetë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj”, tha Solskjaer.

“Shpresojmë se do ta kemi përsëri rreth kohës së Krishtlindjes.

“Ishte një lajm pozitiv nga kirurgu, ai e bëri operacionin këtë mëngjes. Ishte pozitiv se ishte rregulluar gjithçka dhe se do të jetë mirë”, theksoi norvegjezi.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Liverpool ndan pikët me Brentford dhe mbetet në krye të Premier

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Ja çfarë thotë RASHICA pasi shënoi GOLIN E VITET në Gjermani

Isa.Autor

REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Ylli Mbappe futet në histori. Ja rekordi që vendosi…

Delo.autor

Leave a Comment