Futboll Seria A Sport

“ÇMENDET” Juventusi/ Ofron 60 milionë euro për sulmuesin spanjoll

Juventusi është gati t’i ofrojë Chelseas 60 milionë euro për sulmuesin Alvaro Morata, raporton “Tuttosport”. Futbollisti spanjoll luajti te bardhezinjtë e Torinos nga viti 2014 deri më 2016, para se të kthehej te Real Madridi dhe pastaj të transferohej te Chelsea, verën e kaluar.

Pas një sezoni të vështirë të parë në “Stamford Bridge”, Juventusi shpreson që një ofertë fillestare huazimi prej 15 milionë euro, plus një pagesë tjetër prej 45 milionë euro, do ta joshë 25-vjeçarin përsëri, për t’u rikthyer në Torino.

Në eksperiencën e parë, sulmuesi spanjoll ka luajtur 93 ndeshje me “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 27 gola, 7 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Related posts

PLASIN POLEMIKAT TEK LAZIO/ Lojtari nervozohet me deklaratën e presidentit Lotito, ja reagimi

Delo.autor

VIDEO/ Levizja e javës te Barça, Umtiti “poshtëron” Ter Stegen

Q.Autor

TURQIA RREZIKON PËRJASHTIMIN/ Ja skenari që e çon Shqipërinë në Europian

Delo.autor

Leave a Comment