Futboll

Ish-trajneri i Real Madridit: Ronaldo më i miri në botë, ama Messi s’është nga kjo botë

Ish-trajneri i Real Madridit dhe trajneri aktual i Iranit, Carlos Queiroz, ka dhënë një përgjigje interesante në debatin e përjetshëm se kush është futbollist më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Ai ka shpjeguar se Ronaldo është më i miri në mesin e njerëzve dhe se Messi nuk është njeri, transmeton Express.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Queiroz, i cili ka qenë trajner i Ronaldos në Manchester United dhe Portugali, në një intervistë për FIFA.com.

“Gjithmonë kam thënë se Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk është nga kjo botë. Sikur të ishte njeri, nuk do ta kishte atë moment magjik në atë ndeshje [Kupën e Botës kundër Iranit]”, ka thënë Queiroz për FIFA.com.

“Zakonisht nuk më pëlqen kur humbas, por nuk u ndjeva negativisht nga ajo humbje. Kur diçka magjike si ajo ndodh, atëherë e kupton se futbolli është i gjallë dhe dominues, dhe për këtë arsyeje është njëri prej sporteve më të mira për t’i shikuar në gjithë botën. Ky moment është edhe më i veçantë kur vjen nga një lojtar i cili nuk duhet të lejohet të luajë nga FIFA derisa të dëshmohet se ai është vërtet njeri”, ka shtuar ai.

Related posts

GATI LARGIMI I RADHËS TEK VLLAZNIA/ Mesfushori Ramadani pranë marrëveshjes me skuadrën e trajnerit shqiptar…

Delo.autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Vjen lajmi i madh për “Los Blancos” nga qeveria spanjolle

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1978: Argjentina fiton mes kontenstimesh Kupën e Botës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment