Futboll Premier League Sport

Fernandinho: Të luaja për Brazilin e kisha ëndërr, tani dua…

Koha e Fernandinho në Manchester i ka sjellë atij pasuri të panumërta; medaljen e fituesit të Premier League dhe statusin e “kultit-hero” në gjysmën blu të qytetit. Por, gjëja më e rëndësishme për të gjithë ka qenë mënyra se si 32-vjeçarin e ka ringjallur karrierën e tij ndërkombëtare.

Dhe me Kupën e Botës 2018 në Rusi, shumë pranë fillimit të saj, ylli i Brazilit është i dëshpëruar për ta përkthyer formën e mrekullueshme të klubit të tij dhe me “Selecao”, këtë verë. Mesfushori kishte vetëm pesë paraqitje për kombëtaren e tij, para se të lëvizte në Angli nga Shakhtar Donetsk, në vitin 2013, por tani është një shtyllë e skuadrës së trajnerit Tite, e cila do të shkojë në Rusi si një nga favoritet e turneut.

“Liga angleze në vetvete është shumë e fortë fizikisht, shumë e kërkuar, – thotë ai. – Të gjitha ndeshjet kanë faulla, gjë që më bëri të përshtatem me të vërtetë mirë për të luajtur në Angli. Jam shumë i lumtur, sepse kanë qenë 5 vite të bukura, në të cilat vazhdoj të luaj për Manchester City, rregullisht.

Kam luajtur shumë dhe kam fituar tituj. Të gjitha këto më lejuan të arrij qëllimin tim, që të luaj me ekipin kombëtar brazilian. Të luash për Brazilin është një kënaqësi e madhe. Unë mendoj se është një krenari e madhe. Është ëndrra e fëmijërisë, për të cilën të gjithë flasim”.

Related posts

Salah vazhdon rekordet, Liverpool “blindon” Champions League

Sadik.Autor

Leo Messi, makthi i shumë ekipeve – e thellon rekordin në Spanjë (FOTO)

Q.Autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Dalin nga “koma” Skënderbeu dhe Flamurtari, ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

Leave a Comment