Futboll Sport

Fundjavë e “nxehtë” me shumë ndeshje interesante në kampionatet elitare të Europës

Kjo fundjavë sjellë emocione të veçanta për tifozët e futbollit. Sigurisht që vëmendja e të gjithëve do të jetë në ‘Camp Nou’, ku Barcelona pret Real Madridin.

Dy skuadra me synime të kundërta, do të përplasen për të dhuruar tjera emocione të paharruara për futbollin.Duke e ditur se gara për titull ka mbaruar, të dy skuadra do të luajnë rreth një qëllimi, me Barcelonën që kërkon të vazhdojë si e pamposhtur në La Liga, e me Real Madridin që do të provojë t’ia shkaktojë humbjen e parë skuadrës së Ernesto Valverde.

Përballje interesante do të ketë edhe në Premierligë, Chelsea do të takohet me Liverpoolin ku kërkon të rihap garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester City do të vazhdojë misionin për të arritur 100 pikë në Premierligë.

Pa emocione nuk mbetet as Serie A, me Juventusin që mund të shpallet kampion për të shtatën herë në Itali.

Related posts

PARTIZANI NË GJIROKASTËR/ Pritet prova për të thyer “mallkimin” 22 vjeçar

Delo.autor

Suedia eleminon Zvicrën e shqiptarëve duke kaluar në çerekfinalet e “Rusi 2018” (VIDEO)

Isa.Autor

“TË GJITHË ME TË BARDHA”/ Neymar e djeg në ditëlindje! Skuadra e gjitha në festë, përveç… trajnerit

F.autor

Leave a Comment