Futboll Premier League Sport

“Çmendet” Mourinho/ Man United ofron një “mal” me para për mbrojtësin e Anglisë

70 milionë Euro. Kjo është shuma që trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ofron skuadrës së Leicester për kartonin e Harry Maguire.

25-vjeçari zhvilloi një Botëror shumë të mirë me kombëtaren angleze duke tërhequr kështu vëmendjen e portugezit, i cili e shikon futollistin si një përforcim të vlefshëm për repartin e mbrojtjes.

Shuma e ofruar nga “Djajtë e kuq” është e konsiderueshme, por vështirë se drejtuesit nga “King Power Stadium” ta lënë të lirë lojtarin, pasi Maguire konsiderohet shumë i rëndësishëm nga trajneri Claude Puel për të ardhmen e skuadrës.

Related posts

E PABESUESHME/ “Çmendet” klubi i Serie A, tetë goditje në merkato

Delo.autor

FITORJA E GJASHTË RADHAZI/ Atletico MPOSHT “Katalanasit” falë gabimit të Ter Stegen

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal barazon rezultatin, Xhaka ka peshë tek goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment