Futboll Sport

Ndhodh edhe kjo, Arda Turan del nga kontrolli dhe sulmon…(VIDEO)

Ish-futbollisti i Atletico Madrid dhe Barcelona, Arda Turan, ka dalë me karton të kuq në minutat shtesë të ndeshjes së barazuar 1-1 mes Basaksehir dhe Sivasspor, pasi ka shtyrë gjyqtarin në një moment që e ka humbur krejtësisht kontrollin.

Në garën e ethshme për titullin kampion në Turqi, ku katër ekipe ndahen nga katër pikë, Basaksehir kishte nevojë për fitore dhe kryesonte 1-0 deri në minutën e fundit, pavarësisht se kishte një futbollist më pak në fushën e lojës.

Megjithatë, braziliani i mirënjohur Robinho barazoi për miqtë dhe në një moment nervozizmi, Turan e shtyu gjyqtarin anësor duke marrë një karton të kuq që praktikisht e ka mbyllur para kohe sezonin e tij.

Related posts

Real Madrid ia bën pagën 30 mln euro Ronaldos

Sadik.Autor

Paolo Bonolis: Ishte Ascoli, jo Juve, që luajti ndaj Real Madrid

Sadik.Autor

PSV-ja vazhdon marshimin, fiton Ajaxi, shkëlqen Kluivert Jr

Q.Autor

Leave a Comment