Futboll Seria A Sport

Shpërthen Gattuso: I thotë lojtarit të Milanit ose rritu ose t’i thyej dhëmbët!

Gennaro Gattuso ka treguar se i ka përmirësuar raportet më talentin e shumëpërfolur të Milanit, Hachim Mastour. Trajneri italian ka thënë se e ka kërcënuar talentin e famshëm për postimet e tij maestrale në rrjetet sociale.

“I thashë Mastourit se nëse vazhdon të bëjë video në Youtube, unë do të ia thyej dhëmbët. Kam folur shumë në kohët e fundit me të. Ai nuk guxon të postoj më video të tilla për të bërë xhiro në rrjetet sociale. Mastour është përmirësuar kohëve të fundit.

Ai nuk është 50 vjeç, në qershor i mbushë vetëm 20 vite dhe duhet të shehë gabimet e tij. Unë e di se ka talent të madh, por duhet të piqet më shumë për t’i ofruar shansin në skuadrën e parë” ka thënë Gatusso.

Related posts

DEMBELE APO COUTINHO? Valverde tregon mënyrën si përzgjedh formacionin

Delo.autor

INTERVISTA/ Reja: Duhet t’i shpërblejmë shqiptarët, gati të firmos edhe për dy vite

F.autor

“ÇMENDURI” NË SERIE A/ Verona rikuperon GJITHÇKA brenda 15 minutash dhe rihap sfidën

Delo.autor

Leave a Comment