Futboll Premier League Sport

Lovren: “Frikë nga Reali? Ata duhet të kenë frikë nga ne”

Në 26 maj do të zhvillohet finalja e madhe e Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Sadio Mane dhe Dejan Lovren, sulmuesi dhe mbrojtësi i skuadrës angleze, kanë deklaruar për mediat britanike se “The Reds” nuk kanë aspak frikë nga madrilenët.

“E respektojmë shumë Realin, por ne jemi Liverpuli. Jemi të fortë, mund të fitojmë ndaj kujtdo. Kemi besim se do të fitojmë. Do të luajmë pa frikë sepse e dimë që kemi lojtarë të mirë dhe që mund të shënojmë gola. E kemi treguar këtë gjë në disa raste”, theksoi senegalezi Mane.

Nga ana e tij, kroati Lovren nënvizoi se Reali është skuadër me vetëbesim të lartë, por Liverpulit “nuk i intereson fare kjo gjë”.

“Ne shohim punën tonë. Nuk kemi pse të kemi frikë, janë ata që duhet të kenë frikë nga ne. Kemi treguar që skuadrat më të mira në Champions jemi ne dhe Reali. Tani, të shohim se çfarë do të ndodhë në finale”, deklaroi qendërmbrojtësi.

Related posts

HISTORIKE NË SPANJË/ Sulmuesi i klubit Bilbao thyen rekordin e legjendës Alfredo Di Stefano në La Liga

Delo.autor

NIS PROÇESI TEK REAL MADRID/ Tri minutat e Florentino Perez në dhomat e zhveshjes

Delo.autor

HYSAJ MË I DOBËTI/ “France Football” vlerëson kuqezinjtë

F.autor

Leave a Comment