Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Lëkundet stoli i Gatussos, mes alternativave ndodhet edhe ish-trajneri i Inter…

Po lëkundet stoli i Xhenaro Gatuzos. E ardhmja e trajnerit aktual të Napolit kalon pa dyshim nga sfida e Ligës së Europës me Granadën e programuar sot në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, situata mund të përfshijë edhe Luçiano Spaletin, ish-trajnerin e Interit. Në hipotezën e një humbjeje tjetër ose të një dështimi, presidenti napoletan Aurelio De Laurentis mund të vendosë të paraprijë kohët e revolucionit, duke zëvendësuar Gatuzon.

Më i mundshëm mbetet rikthimi i Rafa Benitezit, i vetmi që ka shkuar përtej një telefonate eksploruese. Pista “Spaleti” mbetet e vështirë, edhe pse ka një kontratë deri në qershor me Interin. Ndërkohë që Sarri mund të konsiderohet për qershorin”.

Related posts

JUVENTUS/ Allegri: Dybalas i bëri keq krahasimi me Messin

Q.Autor

“TËRBOHET SIMEONE”/ Felipe Luis nuk mjafton, Villareali ndal Atleticon e Madridit

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË NDESHJEN PARMA-JUVENTUS/ Arbitri urdhëron trajneri D’Aversa të ndryshojë këmishën

F.autor

Leave a Comment