Futboll Premier League Sport

Blind do të luaj në Serie A, skuadrat e mëdha në garë për të

Mbrojtësi holandez, Daley Blind pritet të largohet nga Manchester United. Hapësirat e pakta këtë edicion nën urdhrat e Jose Mourinhos kanë bërë që Blind të mendoj largimin.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin italian Serie A. Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze Daily Mail, skuadrat e mëdha italiane janë vënë pas Blind. Roma, Lazio, Inter dhe Juventus janë katër skuadrat italiane që kanë shprehur dëshirën për transferimin e Blindit.

28-vjeçari ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në verën e vitit 2019 dhe nuk do të ketë një kontratë të re për të.United po mendon ta lë të lirë mbrojtësin qendror nëse vije një ofertë rreth shtatë milionë euro.Edhe gjatë afatit kalimtar të janarit Blind ishte afër transferimit te Roma por në fund United refuzoi largimin e tij.Ish-anëtari i Ajaxit këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

Related posts

RIHAPET ÇËSHTJA E “PIRATIT”/ Prokuroria italiane nis për të tretën herë hetimet për vdekjen e Pantani

Delo.autor

TRONDITET JUVENTUSI/ Portieri bardhezi tregon se cili është objektivi kryesor

Isa.Autor

NUK ISHTE NË PLANET E INTER DHE PSE ICARDI KËRKOI TË QËNDRONTE/ Wanda nuk bëhet pishman: PSG ishte zgjedhja më e mirë që bëmë…

Delo.autor

Leave a Comment