Futboll La Liga Sport

”El Clasico”/Reali dhe Barça nuk kursejnë asnjë yll

Isco dhe Varane i janë bashkuar ekipit në seancën e sotme stërvitore para ndeshjes së radhës që do të luajnë në kampionat ndaj Barcelonës ditën e nesërme. “El Clasico” do të luhet nesër në “Camp Nou” në kuadër të javës 35-të të La Ligas në orën 20:45.

Dy mungesat e vetme në seancën e sotme stërvitore ishin Carvajal dhe Luca, portieri i tretë i “Los Blancos”. Ndërkohë që në radhët e Barcelonës ende diskutohet emri i lojtarit që do të luajë në vend të Andres Iniestës, i cili me është në dyshim për këtë sfidë. Megjithatë, trajneri Ernesto Valverde do ta konfirmojë mungesën e kapitenit në konferencën për shtyp që do të japë sot.

Zëvendësuesi ideal do të ishte Denis Suarez ose Paulinho, por varet nga skema me të cilën tekniku i blaugranëve do të zgjedhë të luajë. Në rast se fut Paulinhon atëherë ai do të zhvendoset në të majtë dhe Paulinho në të djathtë ndërsa Messi me Suarez në qendër të sulmit (4-4-2).

Një tjetër mundësi është të luajë edhe me skemën 4-3-3 me Ousmane Dembele, i cili do të shoqërojë argjentinasin dhe uruguaianin në zonën e përparme.

Katalanasit nuk kanë çfarë humbasin në këtë takim, pasi tashmë e kanë siguruar titullin kampion për këtë sezon, ashtu sikurse edhe Reali një vend në Champions për edicionin e ardhshëm. Madrilenët pozicionohen në vendin e tretë më 71 pikë, katër më pak se Atletico e vendit të dytë. Fokusi dhe objektivi i vetëm për të cilin luajnë tashmë është trofeu i Champions League. Reali do të përballet më 26 maj në stadiumin e Kievit ndaj Liverpool-it për finalen e madhe të Champions.

Barcelona – Real Madrid 20:45 , “Camp Nou”

Java e 35-të

Formacionet e mundshme

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Alba; Coutinho, Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez.

Trajner: Ernesto Valverde

Real Madrid: Navas; Nacho, Varane, Ramos, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric, Isco; Bale, Ronaldo.

Trajner: Zinedine Zidane

Related posts

MOURINHO E ADMIRON/ Man United s’heq dorë nga mbrojtësi i kombëtares ANGLEZE, ofron…

Isa.Autor

E PABESUESHME NË MALAJZI/ VAR edhe në një ndeshje futbolli lagjesh (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Pritet të hidhet shorti, gjysmëfinalja gati të rezervojë përballje interesante

Delo.autor

Leave a Comment