Futboll Sport

Partizani- Teuta, formacionet zyrtare

Partizani kërkon të rikthehet te fitorja pas dy humbjesh radhazi dhe një barazimi në tre ndeshjet e fundit, në sfidën kundër Teutës në “Selman Stërmasi”. Evropa kalon pikërisht nga Teuta dhe “Demat e Kuq”, e dinë mjaft mirë këtë fakt, që tani rrezikojnë shumë të qëndrojnë jashtë kompeticioneve evropiane. Trajneri Dalipi ka preferuar të zbresë me një formacion sulmues, teksa ka kthyer si mbrojtës krahu mesfushorin Trashi, që edhe në ndeshjet e fundit e ka bërë këtë rol, ndonëse ka në dispozicion një lojtar si Kotobelli që është i gatshëm.

Nga ana tjetër bregdetarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë Superiore dhe kundër kryeqytetasve do të futen në fushë me qëllimin e vetëm për ta fituar këtë përballje. Trajneri Gentian Begeja në intervistën përpara ndeshjes deklaroi, se do të futet në fushë për ta fituar takimin dhe ashtu ka bërë duke hedhur në lojë një formacion sulmues.

FORMACIONI ZYRTAR:

Teuta 4-4-2: Moçka; Gjeorgjevski, Shkalla, Bilali, Hakaj; Çyrbja, Hila, Hrkaç, Alhasan; Kruja; Latif. Trajneri Gentian Begeja.

Partizani 4-4-2: Hoxha; Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi; Asani, Batha, Telushi, Bardhi; Abdurrahimi, Progni. Trajner: Klevis Dalipi.

Related posts

Dortmund u kujtua tepër vonë. Martinez ka nënshkruar me Inter

Sadik.Autor

PLAS SKANDALI I TRUKIMEVE/ SERBËT fiksuan rezultatin në CHAMPIONS të takimit…

Isa.Autor

HISTORIA E RRALLË/ Kampion bote dhe ikonë e Italisë, legjenda rrëfen si refuzoi REALIN

Isa.Autor

Leave a Comment