Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHPRESOJ QË TË ARRIJMË OBJEKTIVIN TONË”/ Ervin Bulku: Çdo lojtar që grumbullohet te Kombëtarja, mund të…

Ervin Bulku është shprehur se Shqipëria ndryshe nga e kaluara ka faktin se në grup është favorite për të dalë e para. Ndihmësi i trajnerit Reja është shprehur se të gjithë te Kombëtarja janë të rëndësishëm, dhe shpreson që sot duhet me çdo kusht fitorja.

“Ne jemi ekipi më i mirë në grup, shpresoj që të arrijmë objektivin tonë, që është kreu i grupit. Mendoj që Kombëtarja ka shumë gjëra pozitive, të gjithë e dinë që jemi favoritët e grupit, diçka që nuk e kemi pasur më parë. Kemi aktivizuar shumë të rinj, shpresoj të fitojmë sot dhe të shikojmë.

Për formacionin nuk ka surpriza, pasi trajneri është mundur të mbajë ekuilibrat. Çdo lojtar që grumbullohet te Kombëtarja, mund të luajë. Mungesa e Hysajt? Çdo mungesë ka rëndësinë e saj, pasi çdo lojtar është i rëndësishëm,. Lojtarët e tjerë janë gati për ta zëvendësuar.”, u shpreh Bulku për “Rtsh”.

Related posts

“EURO 2020″/ Belgjika mposht Portugalinë falë golit të Hazard dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Ronaldo me dy gola e festoi ndeshjen e 900 në karrierë/ Këto janë statistikat e frikshme

Sadik.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Familja fillon kërkimin PRIVAT për gjetjen e tij (FOTO)

F.autor

Leave a Comment