Futboll Sport

Argjend Malaj: Duhej fitorja, por besojmë te mbijetesa

Argjend Malaj ishte lojtari më i mirë në fushë, në takimin mes Kamzës dhe Luftëtarit, që përfundoi në barazim pa gola. Gjithsesi lojtari u shpreh i zhgënjyer me mungesën e fitores, duke parë situatën në të cilën Kamza ndodhet dhe ka nevojë për pikë.

Jeni të kënaqur sot me këtë rezultat?
Jo shumë i kënaqur. Ne kishim rastet tona, ndërsa kundërshtari nuk kishte shumë raste. Kishim mundësi të merrnim 3 pikë. Edhe në Durrës humbëm në momentin e fundit, ndërsa edhe sot humbëm një penallti.

Raçiç na ka treguar se është një goditës i mirë penalltish. Sot ishte në presion?
Nuk mendoj se Raçiç merr aq presion sa neve, por edhe ai nuk ka qenë në formën e vet më të mirë, dhe prej tij kërkohet shumë, në një klub si Kamza.

Sa të rrezikuar e ndjeni veten në këto momente? A keni presion?
Normalisht, sepse tabela tregon që jemi të rrezikuar. Presion nuk kemi, presidenti na tha që bëmë një ndeshje të mirë. Presion kemi pak prej rezultateve, pasi tani luajmë në Shkodër. Nuk kemi frikë, pasi trajneri i ri ka ndryshuar shumë gjëra. Treguam një ndeshje të mirë, nuk e lamë kundërshtarin të na rrezikojë.

Ke frikë se mos peshon në fund penalltia e sotme?
Normalisht, edhe tani kur po vishesha, mendoja se kjo mund të ndikojë shumë në fundin e kampionatit. Pikë nuk ka shumë, ndeshjet po shkojnë drejt fundit. Çdo pikë e humbur, do ketë problemet e veta.

Related posts

INTER-ATALANTA/ “Mbret” i fazës së parë, në fund Conte fiton kampionatin. Ja statistikat

Delo.autor

Memushaj qëndron në Serie A, e kërkon klubi i shokut të Kombëtares

Sadik.Autor

LIVË/ Maltë-Kosovë: Luhet vetëm për fitore, “dardanët” duan të prekin HISTORINË

Isa.Autor

Leave a Comment