Sport Të tjera

Giro d’Italia/ Viviani fiton etapën 2, Dennis merr fanellën rozë

Në Giro D’Italia në etapën e dytë në Izrael erdhi fitorja e parë italiane. Elia Viviani fitoi sprintin e Tel Avivit i gjatë 167 km, me nisjen që u bë në Haifa. Për 29 vjeçarin veronez të ekipit Quick-Step Floors, ky është suksesi i dytë në karrierë në këtë tur (pas atij në Albenga – Genova në 2015, edhe atëherë në etapën e dytë), ndërsa ai arriti të fitonte ndaj Jakub Mareczko-s (Ita) si edhe Sam Bennet (Irl) në vend të tretë.

Buzëqeshi edhe australiani Rohan Dennis (Bmc) që falë 3 sekondave të fituara gjatë një sprinti të ndërmjetëm, ia rrëmbeu fanellën rozë, që është simboli i kryesuesit, Tom Dumoulin-it. Në etapën e djeshme në kronometër, Dennis doli i dyti me vetëm 2 sekonda më pak se holandezi, tët cilin e la pas sot, pasi rikuperoi 3 sekonda. Ditën e nesërme është etapa e fundit në Izrael, Sheva-Eilat, e gjatë 229 km.

“Jam krenar për ekipin tim, Quick-step Floors, dhe falënderoj familjen time, të fejuarën Elena (Cecchini). Ishte ajo që më inkurajoi dhe më dha fuqi që të fitojë sot këtu në Tel Aviv. Jam shumë i kënaqur”, tha fituesi i etapës së dytë Elia Viviani.

Renditja pas etapës 2 — 1. Elia VIVIANI (Quick-Step Floors) 167 km në 3o51’20”; 2. Mareczko 3. Bennett ; 4. Bonifazio ; 5. Modolo ; 6. Venturini ; 7. Gibbons ; 8. Belletti ; 9. Planckaert ; 10. Drucker.

Klasifikimi i përgjithshëm — 1. Rohan DENNIS (Bmc) 177 km në 4o03’21”; 2. Dumoulin -1”; 3. Campenaerts -3”; 4. Gonçalves -13”; 5. Dowsett – 17”; 6. Bilbao -19”; 7. Yates – 21”; 8. Schachmann – 22”; 9. Martin -28”; 10. Pozzovivo -28”.

Related posts

NË LIMITET E GABIMEVE/ Çfarë po ndodh tek Real Madrid. Performanca dhe pritshmëritë

Delo.autor

E bujshme, Chelsea përgatit 100 milionë euro për të marrë sulmuesin e United…

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Manaj shënon sërish dhe i “dërgon” një mesazh Panuccit

Isa.Autor

Leave a Comment