Europa League Futboll Sport

UEFA me dorë të rëndë, Atletico pa trajner në finalen e Europa League

Tonet e ashpra ndaj gjyqtarit kryesor në “Emirates Stadium” i kanë kushtuar pezullim për 4 sfidat e ardhshme në kompeticionet evropiane trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone.

Komisioni i Disiplinës në UEFA ka vepruar me dorë të hekurt ndaj trajnerit argjentinas për kartonin e kuq që ky i fundit mori në sfidën e parë gjysmëfinale të Europa League.

Një vendim që do bëj se Diego Simeone ta ndjekë nga tribuna edhe finalen e Europa League mes Atleticos së Madridit dhe Olympique Marseille që do të zhvillohet në datën 16 maj në Lyon të Francës.

Simeone deri tani ka shlyer vetëm 1 ndeshje skualifikim dhe është e sigurtë që edhe në finalen ndaj Marseilles, Atletico do të drejtohet në stol nga zëvendësi i tij, German Burgos.

 

 

Related posts

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Manuel Mata kalon “Djajtë e Kuq” në epërsi

Delo.autor

LIVE/ Derbi SPEKTAKOLAR: Interi dhe Milani sytë nga bomberët për lavdi

Isa.Autor

SFIDA NDAJ “3 LUANËVE”/ Ylli Haverc: Anglia ka kualitete të mëdha në sulm, por këtë ndeshje do ta…

Delo.autor

Leave a Comment