Futboll Premier League Sport

Ja kush janë 10 lojtarët më të shpejtë të Premier League

Premier League është një nga kampionatet më intensive të futbollit në botë. Lojtarët që qëndrojnë në klasin e parë, shpesh janë të bekuar me shpejtësinë, që e kanë armën më të fortë. Por kush do të kishte një shans për të garuar me Usain Bolt? Miqtë tanë në Opta kanë regjistruar shpejtësinë më të lartë të çdo lojtari në ligë këtë sezon. Top 10 përfshin demonët e njohur të shpejtësisë, por ka edhe disa surpriza. Këta janë 10 lojtarët më të shpejtë në Premier League. /EDS/

  1. Laurent Koscielny (Arsenal)

Shpejtësia maksimale: 35.11km / h

Koscielny është një nga qendërmbrojtësit më të shpejtë në kampionat dhe ka qenë një interpretues i qëndrueshëm për Arsenalin në vitet e fundit.

  1. Kiko Femenia (Watford)

Shpejtësia maksimale: 35.12km / h

Femenia është një tjetër mbrojtës i shpejtë, i cili pëlqen të ‘bombardojë’ sulmuesit dhe të dalë shpesh në sulm. Ai u bashkua me Watford në verë dhe ka impresionuar në sezonin e tij të parë.

  1. Oliver Burke (West Brom)

Shpejtësia maksimale: 35.13km / h

Anësori i ri nuk e ka patur të lehtë në West Brom, por ky fakt nuk e ka ndaluar atë të regjistrojë shpejtësitë më të larta. Ky fakt madje e ka inkurajuar atë më shumë për të luajtur.

  1. Wilfried Zaha (Crystal Palace)

Shpejtësia maksimale: 35.14km / h

Wilfried Zaha ka shkëlqyer me Crystal Palace, që po kalon një moment të vështirë në kampionat. Shpejtësia dhe aftësia e tij në kundërsulm do të jenë jetike nëse “Eagles” mbijetojnë.

  1. Antonio Rudiger (Chelsea)

Shpejtësia maksimale: 35.19km / h

Përfshirja e Rudiger në listën e lojtarëve më të shpejtë të Premier League mund të vijë si një tronditje. Shpejtësia e tij është jetike për Chelsea-n, i cila favorizon skemën me tre mbrojtës.

  1. Kyle Walker (Manchester City)

Shpejtësia maksimale: 35.21km / h

Ëalker ka qenë pjesë e një ekipi që ka dominuar këtë edicion kampionatin anglez duke u shpallur kampionë të Anglisë. Sprinti i tij i vazhdueshëm nga mbrojtja i shton një element tjetër sulmit emocionues të Man City.

4.Theo Walcott (Everton)

Shpejtësia maksimale: 35.23km / h

Nuk është sekret që Walcott është shumë i shpejtë. I vetmi ndryshim në këtë sezon është, se ai po ‘fluturon’ në krahun e djathtë të sulmit të Everton dhe jo të Arsenal.

  1. Moussa Sissoko (Tottenham)

Shpejtësia maksimale: 35.33km / h

Është e drejtë të thuhet se Sissoko nuk ka qenë një pjesë e rëndësishme e Spurs. Por ndërkohë që angazhimi i tij dhe cilësia e përgjithshme mund të ngjallin vend për diskutim, shpejtësia e tij nuk ka qenë kurrë në dyshim.

  1. Patrick Van Aanholt (Crystal Palace)

Shpejtësia maksimale: 35.42km / h

Është zyrtare – Van Aanholt është më i shpejti në kampionat. Ai ka një ritëm të madh,është përpara në çdo rast, shpesh duke e gjetur veten në pozicionet e golashënuesve.

    1. Leroy Sane (Manchester City)

Shpejtësia maksimale: 35.48km / h

Sane merr kurorën për të qenë lojtari më i shpejtë në Premier League këtë sezon. Ai ka qenë pjesë e një skuadre të shkëlqyer dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e Manchester City.

Related posts

DREJTUESIT “FËRKOJNË DUART”/ Messi, si një “magnet” sponsorësh për PSG-në

Delo.autor

“NUK JAM UNË KUNDËR RIFILLIMIT”/ Mou ironizon me Guardiolën: Rrini në shtëpi dhe shikoni…

Delo.autor

Super-Sanchez, United dyfishon rezultatin ndaj Swanseit

Sadik.Autor

Leave a Comment