Futboll Seria A Sport

Juventus ka një ide që vlen 100 milionë euro

Juventus po vlerëson disa opsione për të përforcuar ekipin e Massimiliano Allegri-t për sezonin e ardhshëm. Pas zërave të shumtë në lidhje me Alvaro Morata dhe Anthony Martial për sulmin, tani ka dalë në skenë një emër jo shumë i dëgjuar për mesfushën.

Sipas të përditshmes portugeze, “Record”, skuadra bardhezi ka vënë në shënjestër mesfushorin e Sporting Lisbone, Bruno Fernandes. Vëzhguesit e “Zonjës së Vjetër”, kanë shkruar në listën e tyre ish-lojtarin e Udinese, Novara dhe Sampdoria. Ata synojnë ta marrin në Torino që nga vera e ardhshme.

Fernandes ka shpërthyer këtë sezon në Portugali, me 14 gola dhe 20 asiste në ndeshjet e luajtura me Sporting Lisbone në të gjitha kompeticionet (50 ndeshje). Pengesa kryesore është klauzola 100 milionë euro për prishjen e kontratës së tij.

Gjithashtu, për të interesohet edhe Atletico Madrid i Diego Simeone. Trajneri argjentinas ka mbetur i befasuar nga ai në përballjen e dyfishtë të zhvilluar kundër Sporting në Europa League dhe synon ta marrë në “Wanda Metropolitano” sezonin e ardhshëm.

Related posts

PICIERI BEFASON ARGJENTINASIN/ Kryen xhonglime me brumin e picës përballë Messit (VIDEO)

Isa.Autor

3 GOLA NË 45 MINUTA/ Sulmuesi SPANJOLL heroi i Dortmund në ndeshjen e vitit (VIDEO)

Isa.Autor

ANALIZA/ Bashkëpunimi Ramos-Real Madrid, 50 arsyet pse kapiteni duhet të rinovojë

Delo.autor

Leave a Comment