Formula 1 Sport

Fernando Alonso rikthehet te fitorja, triumfon në garën e Spa

Në pistat e Formula 1 nuk fiton që prej vitit 2013, kur pilotonte një makinë Ferrari, por Fernando Alonso nuk e ka humbur asnjëherë talentin e tij. Piloti spanjoll, 2 herë kampion bote në Formula 1, ka triumfuar sot në garën e Botërorit të Endurance 2018, në garën 6 orëshe të zhvilluar në pistën e Spa, në Belgjikë. Alonso garoi me makinën Toyota së bashku me shokët e skuadrës Sebastien Buemi e Kazuki Nakajima, duke triumfuar në një nga pistat legjendare të automobilizmit.

Makina Toyota e dominoi këtë garë, pasi edhe në vendin e dytë u rendit makina japoneze e pilotëve Kobayashi-Lopez-Conwey, ndërsa në vendin e tretë makina Rebellion e Lotterer-Senna-Jani. Kjo ishte gara e parë sezonale e Botërorit të Endurance dhe Alonso arriti të tregojë aftësitë e tij në pistën belge. Kjo garë ishte një test i mirë për spanjollin, që më datat 16-17 qershor do të marrë pjesë në garën 24-orëshe të La Manshit, ku synon fitoren dhe të bëhet legjendë e garave të automobilizmit.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Messi driblon çdo kundërshtar dhe shënon super gol (VIDEO)

Delo.autor

“E DI SE NUK DO TË…”/ Boateng zyrtarizon kalimin te Barcelona me këto fjalë

Delo.autor

“RONALDO “OK”, DYBALA PO GJEN FORMËN E DUHUR”/ Allegri: Lamtumira e Messit? Ishte një lajm që…

Delo.autor

Leave a Comment