Futboll Premier League Sport

Morata: Nuk do të doja që fëmijët e mi të shikonin atë që kam bërë…

Alvaro Morata ka pranuar se gjesti i bërë ndaj tifozëve të Barcelona-s në “Camp Nou”, në vizitën e fundit të Chelsea-it atje, ka qenë një gabim.

Me “Blutë” që kanë qenë në disavantazh dhe me tifozët që kanë kënduar kore kundër tij, Morata kapi pjesët e poshtme dhe iu drejtuar katalansve, por tani ka pranuar se ishte një gabim.

“Nuk ka asnjë justifikim”, ka thënë ai në një intervistë për “Marca”. “Do të doja t’i kërkoja falje të gjithëve një nga një. I gjithë stadiumi po më fyente, por ky nuk është një justifikim”.

Videoja e këtij momenti ka bërë xhiron e internetit pas ndeshjes dhe lojtari është kritikuar shumë për gjestin e tij.

Related posts

Shaqiri dëshiron të qendrojë në Premier League, e pëlqejnë dy klube

Sadik.Autor

SPECIALE/ Dënimi i Skënderbeut gëzon pamasë Kukësin, Partizanin dhe Tiranën

Sadik.Autor

DEL NË MBROJTJE TË YLLIT TË RIVALËVE/ Guardiola: Është një lojtar i madh

Delo.autor

Leave a Comment