Futboll Seria A Sport

Allegri bën llogaritë: Na duhen edhe 3 pikë për titullin

“Ende nuk është mbyllur duel për titullin kampion, por ndaj Bolonjës kemi bërë një hap shumë të madh përpara. Na mungojnë ende edhe 3 pikë për ta fituar matematikisht titullin”, deklaroi sot trajneri Massmiliano Allegri, që ka mbetur i kënaqur nga fitorja 3-1 arritur ndaj Bolonjës. “Rivalët bënë një ndeshje të mirë, na vunë në vështirësi, pasi u mbrojtën me rregull, ndërkohë që edhe ne nuk ishim shumë të qartë në pjesën e parë, duke gabuar në rastin e penalltisë. Për fat reaguam mirë dhe rikuperuam shpejt”, tha Allegri, që sheh afër finishin e sezonit.

Më tej, trajneri i bardhezinjve analizon lojën e bërë nga skuadra e Juventusit në këtë sfidë: “Dougls Costa është një nga ata lojtarë që bën diferencën, që arrin të zgjidhë ndeshjet. Një ditë më parë u bë baba, kishte pushuar pak, ndaj e nisi ndeshjen nga stoli. Edhe prë Dybala ndeshja ishte e vështirë, pasi ishte krijuar një ngërç, por pasi u shënua goli i parë edhe ai e pati më të lehtë”. Trajneri tani përgatitet për finalen e Kupës së Italisë, ndaj Milanit: “Do të luajmë ndaj Milani, që po bën mirë së fundi, por është një finale dhe ne do të luajmë vetëm për ta fituar atë”, tha Allegri.

Related posts

SHANSE TË PAKTA PËR MBIJETESË/ Policia pezullon kërkimin për aeroplanin e Emiliano Sala

Delo.autor

VETËM 4 MINUTA LOJË/ Gafë qesharake, ja momenti kur Alisson realizon autogol në favor të West Ham (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel: Makina të ngjashme, ja kush triumfon mes Hamilton e Verstappen

Delo.autor

Leave a Comment