Futboll Seria A Sport

Tare acarohet: Ne po luajmë gjithçka, ju flisni për merkaton

Igli Tare është parë shumë i acaruar përpara ndeshjes me Atalantën. Shqiptari në një intervistë për “Premium Sport” ka analizuar këtë fundsezoni. “ Në qoftë se arrijmë në Ligën e Kampionëve do të ishte një sinjal i qartë i progresit të kësaj skuadre. Gjithashtu edhe për klubin do të ishte një hap përpara”, shprehet Tare.

Në momentin që Tare është pyetur për merkaton ai ka folur paksa i acaruar. “Keni javë që flisni për merkaton. Ne po luajmë gjithçka në këto javë dhe ju flisni për merkaton që s’ka ardhë ende. Po doni respekt duhet edhe të tregoni. Ne po luajmë një futboll tërheqës dhe loja është rritur. Tifozët janë të kënaqur” përfundoi Tare. Lacio luan një vend në Ligën e Kampionëve me Interin dhe rivalin e saj të përjetshëm Romën.

Related posts

SKENARËT PËR VENDIN E PARË/ Shqipëria për pikë në Izrael dhe fitore me Skocinë

F.autor

Mehdi Benatia: Ziyech futbollist ideal, shpresoj të bashkohet Romës

Isa.Autor

“NA SULMOJNË, POR NË 10 VITE GJITHÇKA KEMI FITUAR NE”/ Nedved: Kemi bërë gati diçka speciale për Mourinhon

Delo.autor

Leave a Comment