Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Napoli dorëzohet për titullin, barazon në shtëpi me Torinon (VIDEO)

Napolit do t’i duhet një mrekulli për të fituar titullin kampion të Serie A pas barazimit 2-2 me Torinon në San Paolo. Megjithëse vendasit arritën të kalonin dy herë në avantazh, Torino gjeti dy herë golin e barazimit duke fundosur moralin e të kaltërve.

 Skuadra e Sarri-t tani është gjashtë pikë larg Juve-s dhe me dy ndeshje të mbetura në Serie A.Ishte Dries Mertens ai që kaloi ekipin e tij në avantazh në minutën e 25’ pasi shfrytëzoi në mënyrë të paskrupullt një mosmarrëveshje në mbrojtjen e Torinos. Por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 55’ barazon gjithçka pas një aksioni model dhe një goditjeje po aq të bukur nga Baselli.

Kapiteni Marek Hamsik ka rikthyer avantazhin për të kaltrit në minutën e 71’ dhe Napoli vazhdoi të insistonte për një gol të tretë që do t’i jepte sigurinë por në minutën e 83’ Torino barazon përsëri falë golit me kokë të De Silvestri. Me këtë barazim Napoli thuajse është dorëzuar në luftën për titull.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër goditje në merkato, Kukësi prezanton sulmuesin brazilian

Delo.autor

NDËRPRITET NDESHJA/ Rrëzim kaq të frikshëm në futboll nuk keni parë, lojtari humb ndjenjat (VIDEO)

Delo.autor

Interi i uron mirëseardhjen, ekipi i tregon dhëmbët

Sadik.Autor

Leave a Comment