Futboll Premier League

(FOTO) Pas zyrtarizimit tek Liverpool, vjen reagimi i parë nga Van Dijk

Virgil van Dijk edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës së madhe angleze, Liverpool

Skuadra e Liverpoolit ka arritur që për 84 milionë euro të transferojë qendërmbrojtësin holandez të Southamptonit, Virgil van Dijk.

Lojtari pas transferimit me anë të një letre ka thënë se ndjehet i nderuar për këtë lëvizje, dhe premton se do të jap gjithçka për të arritur diçka speciale.

“I lumtur dhe i nderuar që do të jem lojtar i Liverpoolit. Sot është një ditë krenare për mua dhe familjen time, sepse po i bashkohem një prej klubeve më të mira në botë. Mezi po pres të veshë fanellën e famshme të kuqe para tifozëve dhe të jap gjithçka që kam të ndihmojë këtë klub të madh të arrijë diçka special në vitet e ardhshme”, shkruan Van Dijk.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë në Southampton, për mundësinë që i kanë dhënë të luajë në Premierligë.

Krejt në fund i falënderon të gjithë për përkrahjen dhe thotë se mezi pret të nis të stërvitet me bashkëlojtarët e rinj.

Related posts

REAGON PAS KËRCËNIMEVE TË SHUMTA/ Morata: E di shumë mirë arsyen e vërshëllimave, do të flas pas…

Delo.autor

MILAN KRYEN SEANCËN STËRVITORE/ Ja kur do të zbresë në fushë Theo Hernandez

Delo.autor

NGA “LUFTA CIVILE” TEK VJEDHJA E KUPËS SË BOTËS/ Njihuni me 5 historitë e jashtëzakonshme në futboll

Delo.autor

Leave a Comment