Futboll Premier League Sport

SERIE A/ Shënoi pas katër vitesh: Ishte një gol për Ferguson…

“Sot jam i emocionuar sikur të isha një fëmijë sepse u riktheva te goli.” Në këtë mënyrë, sulmuesi i Genoa, Giuseppe Rossi, që tundi rrjetën në kampionat pas 1449 ditës agjërim, goli i fundit në Serie A kishte qenë më 18 maj 2014, foli pasi shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, Fiorentina.

“Nuk festova shumë sepse kam një respekt të madh për qytetin e Firences dhe tifozët. Kështu është më e drejtë. Ndihemi mirë edhe pse jam i lidhur sepse në 13 muajt e fundit nuk kam luajtur asnjëherë më shumë se një pjesë lojë. Këtë gol ia kushtoj ish-trajnerit tim Alex Ferguson, të cilit u uroj shërim sa më të shpejtë,” – tha sulmuesi që debutoi me Manchester United kur ishte 18 vjeç.

Related posts

“KAM GABUAR QË KAM AKTIVIZUAR STRAKOSHËN”/ Inzagi “gradon” Reinën titullar: E ka fituar vendin, nuk do të ishte…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Paul Pogba u drejtohet tifozëve të Manchester Unitedit me një mesazh…

Delo.autor

Derbi i Milanos fillon me përplasjen e drejtuesve

Sadik.Autor

Leave a Comment