Futboll Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Tirana dhe Partizani tregojnë muskujt para derbit

Tirana dhe Partizani janë skuadrat e para që arrijnë të kualifikohen në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë, pasi kanë fituar respektivisht ndaj Ilirisë dhe Tërbunit me rezultatin e njëjtë 4-0. Dy skuadrat nga kryeqyteti do të përballje të premten në derbin e munguar dhe kjo ka qenë arsyeja se pse kanë zbritur në fushë më herët se skuadrat e tjera të Superiore.

Si bardheblutë ashtu dhe “demat” i kanë kthyer ndeshjet e tyre në takime stërvitore, kjo dhe për faktin se kualifikimi ishte siguruar që në ndeshjen e parë.

Senatamu ka likuiduar në pak minuta Ilirinë në pjesën e parë, duke i shënuar plot 3 gola. Gili i katërt u shënua nga Ngo, pak minuta para fundit. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 1-4 dhe ishte një ndeshje e cila vlente sa për statistikë. Ngo dhe Greca ju afruan golit disa herë, madje goditën dhe shtyllën, por nuk pati ndryshim rezultati. Nga minuta në fushë zbriste dhe kapiteni Erando Karabeci, i cili në ndeshjet e fundit në kampionat nuk është preferuar nga trajneri Ze Maria.

Për t’u veçuar që në fushë zbriti nga minuta e parë sulmuesi Majkëll Ngo, i cili vjen pas një dëmtimi dhe rikthehet që të luajë si titullarë. Po ashtu dhe Grent Halili zbriti në fushë që nga minuta e parë.

 

Related posts

SPEKTAKOLAR/ Mesfushori vlonjat dhuron “MAGJI”, shënon dopietë në Slloveni

Isa.Autor

PAUL POGBA DHE NEYMAR OBJEKTIVAT E REAL/ Flet trajneri Zizu: Jemi duke menduar vetëm për…

Delo.autor

NDESHJA E LEGJENDAVE/ Pirlo shënon gol me një “magji” nga 20 metra

Delo.autor

Leave a Comment