Futboll La Liga Sport

Pjesa e parë/ “El Clasico” mbyllet në barazim mes emocionesh (VIDEO)

Barcelona dhe Real Madridi i mbyllën në barazim 45 minutat e para. Takimi nisi i vrullshëm që në nisje me blaugranat të cilët morën kontrollin e lojës. Lus Suarez solli gëzim në “Camp Nou” me golin që shënoi pas një aksioni të spejtë nga e djathta. Sergi Roberto cacu dhe krosoi dhe uruguaiani brenda zonës së rreptësisë goditi bukur me të parën e realizoi.

Por gëzimi i balugranave nuk zgjati shumë. Cristiano Ronaldo barazoi rezultatin në të 15’, pas një pasimi me kokë të Benzema-së. Portugezi u tregua më i shpejtë se Pique dhe realizoi me të djathtën. Por ai shfaqi dhembje gjatë luftimit me mbrojtësin katalanas.

Në vazhdim ndehsja u bë më me ritëm me të dyja ekipet që iu afruan golit disa herë. Në fund të pjesës së aprë Messi-t nuk i mbajtën nervat dhe mori karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit të Realit, Sergio Ramos.E dhe në 2 minutat shtesë, rezultati nuk ndryshoi.

 

Related posts

E FUNDIT/ FSHF nxjerr në shitje biletat për miqësoren Shqipëri-Jordani, ja çmimet…(FOTO)

Isa.Autor

Zbulohen fanellat e Interit për sezonin e ri

Sadik.Autor

RISIA/ AGUERO “harron” derbin, sulmuesi e ka mendjen te FLOKËT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment