Futboll Sport

18 vjeçari realizoi ëndrrën, debutoi në futbollin profesionist pa njërin krahë (FOTO)

Santiago Arroyave ka realizuar ëndrrën e tij, duke debutuar në futbollin profesionist.

Edhe pse i lindur me ‘phocomelia’, një çrregullim i rrallë që shkakton ndalimin e rritjes së gjymtyrëve, ku Arroyave ka lindur pa krahun e majtë, kjo nuk i ka penguar atij që të realizojë ëndrrën për t’u bërë futbollist.

18 vjeçari, jo vetëm që ka arritur të luajë futboll në këto vite, por së fundi edhe ka regjistruar debutimin në futbollin profesionist, duke debutuar në raundin e tretë të Kupës së Kolumbisë për skuadrën  Itagui. Në humbjen 1:0 nga Deportivo Pereira.

Arroyave hyri në lojë në pesë minutat e fundit, për t’u pritur me duartrokitje nga tifozët.

“Sot unë mund t’ju sigurojë se ishte dita më e lumtur e jetës sime”, ka deklaruar Arroyave pas ndeshjes.

Related posts

KLASIKJA ITALIANE/ Milan-Juventus: RONALDO luan për 100, HIGUAIN për 2.700

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist perfekt nga Pulisic, Mount ndëshkon Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

PAMJE THUMBUESE E KLUBIT TË TIRANËS PËR STARTIN/ Por nuk u tregon tifozëve se ku do presin Kukësin… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment