Futboll Seria A Sport

Balotelli: Douglas Costa është fenomeni i vërtetë i Juventus

40 milionë eurp. Kjo është shifra që Juventus do të derdhë në arkat e Bayern Munich për të blerë përfundimisht Douglas Costa. Një investim që duhet bërë pa u menduar dy herë, duke parë rendimentin e sulmuesit brazilian. Në moshën 27-vjeçare, ai ka rezultuar të jetë asi i vërtetë nën mëngën e Massimiliano Allegri-t.

Kështu ka qenë edhe kundër Bologna-s, një ndeshje që ka ndryshuar pas futjes së tij në fushën e lojës. Dy asiste dhe shumë duartrokitje nga populli bardhezi. Mënyra më e mirë për të festuar lidnjen e fëmijës së tij, që ishte edhe arsyeja pse ai nuk ishte titullar.

Tifozët e Juventus nuk i kanë kursyer epitetet për brazilianin, por mes tyre ka qenë edhe një mbështetës i veçantë… Mario Balotelli. “Super Mario”, në fakt, i ka thurur elozhe amerikanojugorit, duke postuar një mesazh në Instagram.

“Ne qeshim dhe tallemi, – ka shkuar sulmuesi i Nice në rrjetin social. – Por e vërteta është se Douglas Costa është shumë i fortë. Pa atë, Napoli do të ishte1 pikë larg Juventus”.

Related posts

PROJEKTI ZIKALTËR/ Rinovimi i Icardit dhe mbrojtësi i djathtë, dy prioritetet e Interit

Isa.Autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Atletico eliminohet nga Champions, Leipzig shkruan historinë!

Delo.autor

PRAPASKENA/ Trajneri i Arsenal, Arteta pranon se është përpjekur të nënshkruajë me mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment