Futboll Seria A

Gattuso i befason të gjithë: Ndoshta jam trajneri më i dobët në Serie A

Trajneri italian, Gennaro Gattuso ka thënë se ndoshta ai është trajneri më i dobët që ka Serie A, por thotë se ai gjithnjë dëshiron të fitojë.

Milan ka mposhtur mbrëmë 1:0 Interin, për të kaluar në gjysmëfinale të Coppa Italia, ku do të takohet me Lazion.

Pas ndeshjes trajneri Gennaro Gattuso tha se dëshiron të fitojë çdo ndeshje, ani pse mund të jetë trajneri më i dobët në Serie A.

“Ndoshta unë jam trajneri më i dobët në Serie A, por unë gjithnjë dua të fitojë, edhe kur jam duke luajtur në oborr me djalin tim”, tha italiani për Rai Sport.

“Dua që lojtarët e mijë të dëshmojnë se kjo nuk ishte vetëm një flluskë. Pastaj do të marrim ndeshje pas ndeshje”.

“Tani kemi dy ndeshje shumë të vështira në Serie A dhe ne na duhen pikët për t’u ngjitur në tabelën e Serie A”, u shpreh ai në fund.

Related posts

Ronaldo e do Harry Kanen në Madrid (FOTO)

Q.Autor

BARAZIMI ME EINTRACHT/ Interi në emergjencë në sulm për ndeshjen e kthimit, Icardi “pajtohet”…

Delo.autor

NJË TENTATIVË E DËSHTUAR/ Futbollisti shqiptar lë nam në Premier League, gjuajtja e tij bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment