Futboll Sport

Gjyla guxon: Do të ndryshojmë opinionin për Lushnjen

Lushnja humbi një tjetër takim, duke qenë skuadra që jo vetëm që është dorëzuar dhe që ka rënë në një kategori më poshtë, por që nuk ka më forcë t’iu bëjë ballë skuadrave si Kamza që po kalojnë probleme të ndryshme.

Është Ilirjan Gjyla, trajneri i Lushnjes që flet në fund të ndeshjes dhe thotë se ky ekip nuk do të bëhet pjesë e pazareve. Ai guxon të shprehet se do t’i ndryshojë opinionin të tjerëve për ekipin e tij. Për hir të së vërtetës, Gjyla ka aktivizuar lojtarë të rinj dhe po bën një formacion ndryshe nga trajnerët e kaluar të kësaj skuadre. Që do të thotë se ka një tjetër mentalitet.

Respektim thash që nuk do të bëjmë ato pazaret që shpesh jemi mësuar t’i shohim. E kam thënë që të shpëtosh kampionatin, do të thotë që është morali për të marrë pikë. Është shumë e vështirë të kthesh opinionin, si te vetja. Nuk po them që gjykimet na kanë ndëshkuar, por opinioni i tyre është që: ‘Çfarë do Lushnja? Lushnja doli”. Kemi ende disa javë në kampionat dhe shpresoj të bëjmë diçka ndryshe. Të mos harrojmë që sot kemi patëm katër mungesa”, tha Gjyla në fund të deklaratës së tij.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Juventus gati t’i “rrëmbejë” një tjetër lojtar “Zikaltërve”, ja emri

Delo.autor

RREGULLOJRA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Ekipi pritës dhe udhëtues do të përcaktohen nëpërmjet…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Valencia – Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment