Futboll Sport

Qaka ndëshkohet me të kuq, skuadra e tij mposht Steauan

Mbrëmja e të hënës nuk ka qenë aspak pozitive për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kamer Qaka.

Ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në ndeshjen e kampionatit rumun mes Poli Iasit dhe Steauas së Bukureshtit, duke u përjashtuar nga loja në minutën e 79’ dhe lënë skuadrën me 10 futbollistë.

Gjithsesi, skuadra e shqiptarit ia doli të marrë 3 pikët, pasi në minutën e fundit shënoi golin e vetëm të takimit, me anë të Cristeas.

Natyrisht që ky rezultat, më shumë se i bëri punë skuadrës së Qakës, penalizoi Steauan, që tashmë humbi kreun e renditjes dhe dy javë nga fundi, rrezikon fitimin e titullit kampion.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Pritet të hidhet shorti, gjysmëfinalja gati të rezervojë përballje interesante

Delo.autor

PALACE SHKRUAN HISTORINË E KLUBIT/ Mposht City-n në finalen e FA Cup! De Bruyne luan ndeshjen e fundit si ‘qytetarë’

F.autor

Xhaka: Një biznismen shqiptar na ka paguar dënimin për “shqiponjen” ndaj Serbisë

Delo.autor

Leave a Comment