Bundesliga Futboll Sport

Në televizionin e Iranit censurohet gjyqtarja e Bundesligës, Bibiana Steinhaus

Fitoren e Bayern Munich ndaj Koln me rezultat 3-1 është transmetuar në mbarë botë, edhe në Iran. Televizioni shtetëror i këtij vendi, kishte probleme të mëdha me gjyqtaren e këtij takimi Bibiana Steinhaus.

Sa herë kamera fokusonte nga afër gjyqtaren, iranianët merrnin pamje të tifozëve. Këtë e ka treguar me një ‘cicërim’ në ‘Twitter’, gazetarja Natalie Amiri.

“Ishte një ndeshje e çuditshme me mjeshtërit e censurës në Iran. Kjo pasi ndeshjen mes Bayern e Koln e gjykonte një femër me emrin Bibiana. Sa herë ajo shfaqej ajo nga afër, pamjet tregonin tifozët, ndërsa ajo shihej vetëm nga lartë”, ka shkrua ajo.

Bibiana bëri debutimin e saj në Bundesligën e femrave në 1999. Ajo në Bundesliga 2 ka mbi 80 ndeshje, ndërsa këtë sezon ka debutuar në Bundesligë ku ka gjykuar tetë ndeshje.

Related posts

LUIS SUAREZ NË “TOP 5”/ Ja si ka hyrë në historinë e Barcelonës (FOTO)

Delo.autor

Kështu do të caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve…

Sadik.Autor

Mohamed Salah shënjestron rekordin e Ronaldo dhe Suarez…

Sadik.Autor

Leave a Comment