Futboll Seria A Sport

Interi ka në dorë Champions-in, fansat përmbytin San Siro-n

Interi e ka sërish në dorë kualifikimin në Champions League. Dy takimet e fundit ndaj Sassuolo-s dhe Lazio-s janë vendimtare, pasi dy fitore sjellin kualifikimin për në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Tifozët nuk duan që ta braktisin skuadrën e tyre të zemrës, madje synimi është t’i qëndrojnë sa më afër dhe t’i japin forcë e sipas “Gazzettadellosport” do të jenë me mijëra në stadium ditën e shtunë. Kjo do të jetë përballja fundit për këtë sezon në shtëpi dhe tifozët zikaltër nuk duan që ta humbin. Janë të garantuar 55 mijë persona në impiant, ndërkohë që llogaritet që deri në fundjavë numri i tyre të shkojë në 70 mijë spektatorë.

Sa i përket numrit të tifozëve, ky kampionat është për rekord për Interin. Skuadra milaneze ka një mesatare prej 57 mijë tifozësh për ndeshje (i nënti në Evropë). Milani dhe Juvja janë pas sa i përket fansave në stadium. Kurrë në këtë sezon numri i fansave nuk ka qenë poshtë 46 807 (Inter – Crotone 1-1). Sezoni i skuadrës nuk ka qenë fantastik, aktualisht janë të pestët në renditje, e prapë fansat i kanë qëndruar gjithnjë afër.

Related posts

Barcelona – Real Sociedad, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

FLORENTINO PEREZ AKUZON LA LIGA-N/ Presidenti i Federatës: Ai tha se duhet të kërkojë falje për…

Delo.autor

“CR7? NË FILLIMET E TIJ TEK JUVENTUS…!”/ Montezemolo zbulon detajet për Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment