Futboll Premier League Sport

Jack Wilshere vendos të rinovojë kontratën me Arsenalin

Marrveshja e Jack Wilshere tek Arsenali është drejt fundit. Mesfushori anglez, të cilit i skadon pas pak javësh kontrata me “Topçinjtë”, mësohet të jetë shumë pranë rinovimit me klubin anglez.

26-vjeçari duket se ka lënë pas problemet e shpeshta me dëmtimet, duke u bërë protagonist këtë sezon ndaj dhe drejtuesit i kanë ofruar rinovimin për 110 mijë paund në javë dhe me shumë bonuse që mund ta çojnë deri në 180 mijë paund.

Për Wilshere janë vënë në radhë shumë ekipe të mëdha në Premier League dhe jashtë saj, por duket se gjithçka do të mbyllet me firmën në kontratën e re me Arsenal.

Related posts

E BUJSHME/ JUVENTUSI arrin akordin me RONALDON për 100 milion euro

Isa.Autor

RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Trajneri Conte zbulon: Ja pse refuzova Romën

Delo.autor

MBYLL SEZONIN ME NJË TROFE/ Elis Bakaj fiton Kupën e Bjellorusisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment