Futboll Sport

MË NË FUND E VËRTETA DOLI/ Del Piero ka blerë një klub, ja pse e mbante sekret (FOTO)

Alessandro Del Piero e pranon publikisht: “Verën e kaluar u bëra pronar i LA 10 FC, një klub i vogël amerikan”.

Ish-sulmuesi i Juventusit ishte gjithmonë surprizë me paraqitjet e tij në fushë. Italiani vijon të mbetet i njëjte edhe jashtë fushe, këtë herë ka zbuluar vetë se prej një viti është pronar i një klubi të vogël në Amerikë, më saktë në Los Angeles.

“Për mua futbolli lidhet me pasionin e pastër. Kjo, në fund të fundit, është ajo që kam dashur gjithmonë, të jem pronar i një klubi të vogël. Të ndjej pasionin”, tha Del Piero, duke shtuar se vendosi ta blejë këtë klub me firmën e tij edhe për faktin se fanellën e tyre është bardhezi (ashtu si Juventusi).

Në fakt LA 10 FC është një klub i panjohur, por ka filluar ngjitjen e tij. Sezonin e kaluar fituan në divizionin ku bënin pjesë dhe janë ngjitur në Kategorinë e Tretë në kampionatin amerikan.

Pas një periudhe anonimiteti (ju e dini se si jam, më pëlqen privatësia dhe qetësia), vendosa të ndaj këtë përvojë të bukur, gjithashtu t’i jap meritat të gjithë ekipit për rezultatet e arritura dhe të falënderoj stafin teknik, menaxhimin dhe të gjithë lojtarët, duke pasur parasysh sezonin e ri, e kam bërë tashmë në privat, po e bëj tani, ndërsa jemi duke u përgatitur të kthehemi në fushë, për të arritur suksesin e parë si pronar ka qenë e veçantë, e ndryshme , e re, dhe duket argëtuese, përfundoi ish-sulmuesi italian.

La mia squadra: LA 10 FCLa dimensione del calcio legata alla pura passione. Questo, in fondo, è quello che volevo…

Gepostet von Alessandro Del Piero am Sonntag, 24. Februar 2019

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, Forsberg ndëshkon Ukrainën me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

ODEGAARD VENDOS TË ARDHMEN E TIJ/ Talenti norvegjez kërkon largimin nga Real Madrid. Një klub i La Liga interesohet

Delo.autor

Ja kush është mungesa e madhe e Real Madridit kundër Bayern

Sadik.Autor

Leave a Comment