Futboll Sport

Dështon miqësorja me Kosovën, shkak Zvicra

Pavarësisht një pakti mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe homologëve të Kosovës për një miqësore në tokë neutrale, duket se ndeshja e programuar këtë vit do të dështojë. Federata zvicerane duhej të siguronte lejen për ndeshjen mes kuqezinjve dhe përfaqësueses kosovare, por helvetikët nuk pranojnë me pretendimin e se cënon sigurinë.

Presidenti i Federatë Kosoare të Futbollit, Fadil Vokrri në një intervistë për Kosova Press thotë se nuk kanë marrë ende lejen: “Po afër anulimit është sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësoren që ishte programuar ën fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.

Federata Zvicerane e Futbollit insiston se nuk përmbushen kushtet e sigurisë, por në të vërtetë, helvetikët i tremben një interesimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve të Diasporës. Gjithashtu qindra talente në këtë vend, do të josheshin ndoshta për të braktisur fanelën e Zvicrës, për dy ekipet në fjalë.

Related posts

COVID-19/ “Australian Open” në panik, 3 teniste pozitive pas zbarkimit në Melburn

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ “Zonja e Vjetër” mposht Veronën falë CR7

Delo.autor

Roma – Liverpool, formacionet e mundshme të super ndeshjes në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment