Futboll Sport

Futbollistët e finales takojnë presidentin italian…

Pak minuta në distancë nga njëra-tjetra, Juventus dhe Milan kanë mbërritur në “Quirinale” ku janë pritur në formë private nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, në prag të finales së Kupës së Italisë. Të parët që u futën në sallë ishin Allegri dhe Buffon, teksa të pranishëm ishin edhe gjyqtarët e ndeshjes. Pak më vonë hyrë edhe delegacioni i Milan, me presidentin Yonghnong Li dhe drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit.

“Eshtë një kënaqësi që po ju takoj. Ju ftoj të tregoni atë që jeni, shembulli i futbolli italian.” – tha presidenti Mattarella, ndërsa i Juventus, Gigi Buffon shtoi: “Shpresojmë në një spektakël brenda dhe jashtë fushës së lojës. Ne premtojmë impenjim maksimal dhe korrektësi sportive. Nëse fiton Milan do t’i shtrëngojmë dorën dhe urojmë të ndodhë anasjellas. Këto dy ekipe kanë qenë ajka e futbollit italian dhe do ta tregojmë në Romë.”

Gjithçka është mbyllur edhe me një fjalim të shkurtër të kapitenit të Milan, Leonardo Bonucci, i cili mes të tjerave tha: “Në emër të gjithë ekipit dua të falënderoj presidentin për ftesën. Ne dhe Juventus duhet të bëjmë të mundur që kjo të jetë një festë sportive. Milan do të bëj pjesën e tij në këtë aspekt dhe nga përvoja personale që kam do ta bën edhe Juventus. Shpesh herrë harrohen synimet reale të sportit tonë: të shijojmë finalen dhe të dëfrejmë miliona tifozët që na ndjekin.”

Related posts

“DUHET TË PËRMIRËSOHEMI NË KËTË ASPEKT”/ De Shiljo presion Interit: Me këtë forcë grupi, ju mundim

Delo.autor

ARRIN MARRËVESHJEN ME BAYERN/ Perisic kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon zyrtarizimi

Delo.autor

LIGA E EUROPËS/ Skocia në alarm përpara Shqipërisë, dëmtohen edhe 3 lojtarë

Isa.Autor

Leave a Comment