Futboll Premier League Sport

Shkodran Mustafi, pjesë e skuadrës më të dobët në Premier League këtë sezon

Goal.com ka zgjedhur formacionin më të keq të Premier Ligës, ku në të gjendet edhe shqiptari nga Maqedonia, mbrojtësi i Arsenalit – Shkodran Mustafi

Por, kush janë lojtarët e tjerë që sivjet nuk ishin në nivelin e kryerjes se detyrave të tyre për skuadrat përkatëse.

Portier: Joe Hart

Kur Pep Guardiola erdhi në verën e vitit 2016 i shkroi menjëherë Joe Hart që duhet ta gjej një skuadër të re sepse ai po shikonte për portier të ri. Shumë kritikë në Angli e kishin kritikuar atë për shkak se angleze kishte pasur rol kyç në fitoren e titujve të City në vitin 2012 dhe 2014 por kjo nuk e ndryshoi mendimin e tij. Guardiola pati të drejtë dhe forma e tij e dobët u pa sivjet gjatë Ëest Ham ku Hart bëri një seri gabimes. Ai madje rrezikon që mos të jetë nr 1 në portën e Anglisë gjatë Botërorit.

Mbrojtës i djahtë: Cedric Soares

Mbrojtësi i Southamptonit thuhet që do të jetë njëri prej mbrojtësve më të mirë të kësaj skuadre pas Virgil van Dijk dhe lojtarit më përvojë Jose fonte, por këta dy se bashku kanë bërë që skuadra e tyre të pesojë 55 gola, shumica si pasojë e gabimeve të Soares. Madje edhe një kombëtare si Portugalia nuk e konsideron atë startues për Botërorin në Rusi.

Mbrojtës: Shkodran Mustafi

Shkodran Mustafi ka qenë temë e shumë vendimeve qesharake javëve të fundit por edhe për tërë sezonin. Shqiptari ka treguar se nuk është në gjendje të jetë mbrojtës klas para skuadrave të mëdha. Ai ishte fajtori kryesor që Arsenali humbi në finale të Carabao Cup kundër City, madje nuk ishte në gjendje ta ruante as Shane Lon të Southempton. Megjithatë Shkodrani ka shënuar disa gola, por prapë ka treguar formë të lufatshme. Ka mundësi që Loë mos ta ftojë fare me Kombëtare të Gjermanisë.

Mbrojtës:  Kurt Zouma

Kjo nuk është një befasi pasi që mbrojtja e Stoke City ishte për keqardhje sivjet me jo vetëm Zouman që ishte padyshim me i dobëti por edhe me Ryan Shaëcross dhe Kevin Ëimmer. Me formën e Zoumas janë çuditur edhe klubi i Chelsea (Zouma është i huazuar në Stoke) pasi që mbrojtësi ka pasur një sezon të tmerrshme me Potters.

LB: Scott Malone

Scott Malone u pa se është gati për ndeshje në Premier Ligë pas paraqitjeve të tija të mira me Fulham. Ai kaloi në Huddersfield për 5 milionë euro dhe u cilësua transfer fantastik. Fatkeqësisht, ai arriti ta bëj vetëm një asist këtë sezon, kurse aftësitë mbrojtëse të tij ishin katastrofale.

Mesfushorë: Renato Sanches

Lojtari më i mirë i ri i Euro 2016, Renato Sanchez ka treguar me prova që është mesfushori më i keq i Premier Ligës, më i keqi. Fillimisht ai u huazua në Bayern Munich të cilët e huazuan në Sëansea ku kishte një sezon katastrofale. Sanches është ende 20 vjeç e ndoshta është keq të gjykohet por arritja në verë e Leon Goretzkas do të bëj që ai të largohet nga Bayerni menjëherë.

Mesfushorë: Tiemoue Bakayoko

U soll si zëvendësim i Nemanja Matic por Bakayoko ishte njëri prej lojtarëve që dështojë në çdo sfidë për Chelsean duke mos treguar as për se afërmi formën e sezonit të kaluar. Ish asi i Monacos kishte paraqitje katastrofale me Bournemouth, Watford dhe Crystal Palace duke treguar se investimi 40 milionë funtesh në të ishte katastrofal.

Mesfushorë: Grzegorz Krychowiak

Një emër tjetër i madh të cilin e zhduki Premier Liga. Ish asi i Sevillas Grzegorz Krychowiak ishte konsideruar si njëri prej mesfushorëve më të mirë në La Liga, por ai dështoi në Paris Saint- Germain, ku kaloi në West Brom e ku karriera e tij po shkon drejt përfundimit.

Sulmues: Andre Gray

Kur Andre Gray nënshkroi për Ëatfordin për një shumë rekorde shumë analistë ngritën vetullat. Hornets filluan sezonin mirë me Marco Silvan përpara, kështu që sulmuesi nuk u pa askund. Gray shënoi vetëm 5 gola në 30 paraqitje – dështim total.

Sulmues: Christian Benteke

Sipas të dhënave statistikore të Optas, Christian Benteke ka humbur më se shumti mundësi shënimi këtë sezon, që është e barabartë me mundësitë që ka pasur Salah e që i ka humbur. Dallimi është se kur Salah ka humb një mundësi shënimi, ai ka shënuar në dy rastet pas. Benteke ka shënuar vetëm 3 gola në 30 paraqitje, kurse një shënim ka qenë nga penalltia. Katastrofë.

Sulmues: Shane Long

Shumë pyetje u ngritën edhe sezonin e ardhshëm kur Shane Long nuk arriti që të shënonte më shumë se tre gola sezonin e kaluar. 31 vjeçari ka psur një ecuri të tmerrshme të shënimeve në sezonin 2017-18, ku ka shënuar vetëm dy herë në 28 paraqitje

Related posts

E BUJSHME/ Pogba-Mbappe, Reali bën gati 360 milion euro për verën e ardhshme

Delo.autor

SPAL arrin marveshjen me mesfushorin e Hellas Veronës

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer konfirmon: Ai duhet të dorëzohet dhe të largohet nga…

Delo.autor

Leave a Comment