Futboll La Liga Sport

Nicola Sansone: Preferoj të luaj me Ronaldon para Messit

Sulmuesi i Villareal pritet që të ndeshet me Real Madridin dhe Barcelonën në La Liga, por portugezi ka marrë votën si më i mirë se argjentinasi nga ai

Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një mbështetës të ri në betejën e tij të gjatë me Lionel Messi, ku Nicola Sansone e preferon yllin e Real Madridit për shkak se është fizikisht më i kompletuar, sesa magjistarin e Barçës.

Dy superyjet janë legjendat moderne të futbollit dhe për më shumë se një dekadë luftojnë se cili nga ata do të fitojë më shumë Topa të Artë – ku 10 prej tyre janë fituar këtë vit nga ata.

“Messi apo Ronaldo? Messi me impresionon kur jam live me të, por preferojë CR7 për shkak të dominimit të tij fizik në fushë”, ka thënë ai për Goal.

Sansone ka folur edhe për fatin e tij në Villareal gjatë verës.

“Në Villareal nuk kam shumë ndeshje, kështu që gjatë verës mund të ndryshojë skuadër”, tha Sansone.

I lindur në Munich dhe i zhvilluar përmes sistemit të akademisë së Bayernit, Sansone ka kaluar shumicën e karrierës në Itali me skuadra të rangut më të ulët si Parma, Crotone dhe Sassuolo.

Related posts

Juventus “dridh” Realin, shënon në minutën e dytë (VIDEO)

Sadik.Autor

“Molla e sherrit” quhet Rabio, PSG kërcënon Barcelonën me gjyq në FIFA

Isa.Autor

SFIDA NDAJ DINAMOS/ Vuajtjet nuk kanë fund, “Krutanët” pa gjysmë ekipi

Delo.autor

Leave a Comment