Futboll Premier League Sport

Gjithçka që duhet të dini për Manchester City – Brighton…

Manchester City, kampion i ri i Anglisë, do të presë Brighton në një ndeshje ku të dyja skuadrat nuk kanë asgjë për t’i kërkuar kampionatit, pasi edhe bardheblutë e ardhur nga kategoria e dytë, pasi fituan javën e kaluar kundër Manchester United siguruan të drejtën për të qëndruar në Premier League edhe sezonin e ardhshëm.

Kjo do të jetë vizita e parë në historinë e Brighton në “Etihad Stadium”. Manchester City, që u shpall kampion pesë javë para fundit, është skuadra me sulmin më të mirë në Premier League.

Në shtëpi, të besuarit e Pep Guardiola kanë shënuar 58 gola, 3.2 gola për ndeshje dhe kanë marrë 47 pikë nga 54 të mundshme. Me tre pikë të tjera do të bëheshin ekipi i parë në historinë e Premier League që merr 50 pikë në fushën e saj.

Nga ana tjetër, Brighton është ekipi që ka sulmin më të dobët jashtë fushe me vetëm nëntë gola në 17 ndeshje të luajtura.

Mes futbollistëve të kësaj sfide pritet me interes paraqitja e Raheem Sterling, i cili ka kaluar një sezon të shkëlqyer me 18 gola dhe 11 asiste. Te Brighton, tetë nga nëntë golat në transfertë i kanë shënuar dy futbollistë Glenn Murray (pesë gola) dhe Jose Izquierdo (tre gola).

11 nga 12 ndeshjet e fundit të luajtura nga Brighton jashtë fushe kanë prodhuar më pak se 2.5 gola. Në të gjithë historinë City dhe Brighton jashtë ndeshur shtatë herë dhe bardheblutë nuk kanë fituar kurrë…

Related posts

Mici zyrtarisht i Shkëndijes, tetovarët janë unikë në prezantimet e tyre (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Milan në kërkim të një mbrojtësi, talenti francez parakalon dy kandidatët e tjerë

Delo.autor

Vllaznia në grumbullim, me Kamzën finalja e mbijetesës

Sadik.Autor

Leave a Comment