Futboll Sport

FIFA, takime sekrete me “shtatë të mrekullueshmet” për një marrëveshje miliardere

Shtatë klubet më të mëdha të botës së futbollit kanë zhvilluar bisedime me FIFA-n në lidhje me krijimin e një turneu multi miliarder.

Përfaqësues nga Manchester United, Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë takuar të mërkurën për të folur në lidhje me turneun, që quhet në kod “Project Trophy”. Kjo është zbuluar nga e përditshmja amerikane “Neë York Times”.

Ky turne do të zëvendësonte Botërorin për Klube dhe pritet të fillojë në 2021-in, me 24 skuadra që do të merrnin pjesë çdo 4 vite dhe që do të sillte deri në 18 miliard sterlina të ardhura.

Gjysma e skuadrave do të ishin nga Europa, duke përfshirë edhe finalistet e Champions dhe Europa League të sezonit të mëparshëm. Grupet amerikanojugore do të zinin katër vende të tjera, ndërsa dy skuadra do të përzgjidhen nga Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut.

Vendet e fundit do të zihen nga vendi organizator dhe fituesit e “play off”-eve mes klubeve të Amerikës së Jugut dhe Oqeanisë. Në një komunikatë për shtyp, FIFA ka bërë të duitur se:

“Takimi i së mërkurës na lejoi të kuptonim interesin real për një reformë të plotë të Botërorit për Klube dhe zhvillimin e një kompeticioni të ri, nga i cili do të përfitonte i gjithë komuniteti i futbollit nëpër botë”.

Related posts

Arriti fitoren e parë në kampionat, DURO tregon suksesin: Gjeta gati lojtarët

Isa.Autor

Champions League/ Gol surprizë në sfidën Manchester City-Basel

Q.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Haaland drejt largimit, ja dy lojtarët që mund ta zëvendësojnë te Dortmund…

Delo.autor

Leave a Comment