Bundesliga Futboll Sport

Meritan Shabani pasi bindi me Bayern Munich ka arritur të nënshkruaj kontratën profesionale me Bavarezët

Meritan Shabani ka nënshkruar sot kontratë profesionale me Bayern Munich.
Shabani, i cili me prejardhje është nga Kosova ka treguar shpesh herë se është një futbollist me parametra pasi ka luajtur edhe me ekipin e parë të rekordmeneve gjerman. Kontrat e firmosur do ta mbaj lojtarin e talentuar me 5 herë kampionët e europës deri në vitin 2020.

Debutimin profesional për Bayernin e bëri në fitoren 4-1 kundër Eintracht Frankfurtit më 28 prill.Ai është shprehur i lumtur se ka nënshkruar me Bayernin, të cilin e ka quajtur klub të vetin.

“Bayerni është klubi im dhe jam shumë i lumtur që kam këtë mundësi”, ka thënë ai pas nënshkrimit të kontratës.

Related posts

SEZONI I RI/ Reali fiksohet pas britanikëve, pas Bellingham, Ancelotti kërkon dhe Harry Kane

F.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Ka nisur sfida. Bardheblutë duan revansh

Delo.autor

DERBI I MADRIDIT/ REALI dhe ATLETICO barazojnë: “Colchoneros” rishkruajnë historinë

Isa.Autor

Leave a Comment