Futboll Seria A Sport

Galiani: Juventusit i “rrëmbeva” Inzagin, Pirlon e bleva në autostradë

Ish-administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, sot jashtë botës së futbollit dhe pjesë e senatit italian, si deputet i partisë së Silvio Berluskonit, ishte dje i pranishëm në vlerësimin e Andrea Pirlos me çmimin “Faketi”, një ribashkim pas shumë kohësh, por me kujtime dhe batuta shumë të bukura, si historia e blerjes së ish-fantazistit nga ana e klubit kuqezi. “Blerja e Andrea Pirlos ishte një tratativë e ‘firmosur’ në autostradë.

Unë isha në Romë atë ditë, isha së bashku me Xhiraudon (ish-administratori i Juves) dhe deri në Torino shkuam me makinën e tij, ku gjatë rrugës e binda për të më shitur Inzagin. Në Torino takuam edhe menaxherin e tij, Tulio Tintin, ku vumë firmat, por ai mbulonte edhe interesat e Andrea Pirlos. Duke qenë pa makinë, nuk e dija sesi do të kthehesha në Milano, por Tulio u më ftoi ta bënim rrugën të dy. Duke ecur, ai më tha: ‘kam edhe një lojtar që duhet të blini, është Pirlo’.

Ishte i Interit, por i thashë menjëherë po dhe bëmë parakontratën në autostradë, duke ecur. Ishte një çmenduri, brenda pak orësh bleva dy kampionë bote”, kujtoi Galiani.

Related posts

FYERJE DHE KACAFYTJE/ Mourinho dhe POGBA tensione në stërvitje, situatë ALARMANTE (VIDEO)

Isa.Autor

TASHMË EDHE KAPITEN/ ANCELOTTI përgëzon HYSAJN: Sillet si VETERAN

Isa.Autor

E BUJSHME/ Barcelona tronditet para Atletikos, ja mungesa e madhe

Isa.Autor

Leave a Comment