Futboll Sport

Andi Lila në Gjirokastër, vlerësim Superiores dhe ”thumb” Partizanit

Andi Lila, lojtari polivalent i Pas Giannina, po ndjek nga afër ndeshjen mes Luftëtarin dhe Partizanit, ndërkohë që para këtij takimi ai ka folur për “Supersport” në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli. Si një ditë pushimi, është shfrytëzuar nga kavajasi që të udhëtojë drejt “qytetit të gurtë” dhe të shijojë këtë takim.  “Distanca është e shkurtër, luhet për Europë dhe mendoja ta shikoja. Uroj ta fitojë më i forti dhe të bëhet një ndeshje e bukur, tha fillimisht Lila.

Në fushë luan Abazaj, shok te kombëtarja me mbrojtësin, ndërkohë që një njohje e vjetër si Antonelo Preitti është pjesë e Partizanit si drejtor sportiv.  “Meqë erdhëm do takohem edhe me miqtë e vjetër, me Preittin që ishte te Parma dhe po e shikoj pas shumë kohësh. Do shoh Bregun, Abazajn dhe Rrocën, që janë miqtë e mi. Uroj të shohim spektakël”, u shpreh Lila, të cilit mund t’i bashkëngjitet Pas Giannina edhe mesfushori Eduart Rroca, i cili ka pasur një ofertë nga klubi grek.

Më tej ai ka bërë edhe një vlerësim Kategorisë Superiore, që ka pasur përmirësim të ndjeshëm në vitet e fundit, kjo edhe falë terreneve, skemës dhe faktit që në elitë luajnë më të mirët. “Kampionati shqiptar meriton një notë të lartë, ka nivel, ka ecur përpara. Janë lojtarët e përzgjedhur dhe fushat tani janë të mira dhe futbollistët mund të shprehen mirë. I vë notë  të lartë, nuk mund të them një notë konkrete”.

Rikthimi në Superiore është një temë tjetër. Kur pyetet nëse Lila do të përshtatej në një nga ekipet që luajnë sot, Luftëtari e Partizanit, kavajasi tregon se zemrën e ka në tjetër ekip: pikërisht te Tirana, ku edhe mund të mbyllë karrierën. “Kam edhe dy vite kontratë aty ku jam, pas dy vitesh e gjysmë jam 34. Nuk mund të them se mund të përshtatem te këto dy skuadra, pasi është Tirana pas dere që më pret”, u shpreh mes të tjerave mesfushori me tipare mbrojtëse.

Related posts

PAS POLEMIKAVE PËR ZËVENDËSIMIN ME DYBALAN/ CR7 takohet me trajnerin Sarri dhe ekipin në…

Delo.autor

DËMTOHET MBROJTËSI SHQIPTAR/ I nënshtrohet operacionin dhe mungon deri në tetor

Delo.autor

SHËNOJNË NGA MBROJTJA NË SULM/ Interi kooperativë golash, Dzeko udhëheq skuadrën

Delo.autor

Leave a Comment