Futboll Seria A Sport

Lajm i dyshimtë nga vdekja e Davide Astorit!

Do të duhet edhe një muaj për të dorëzuar ekspertizën mjekësore të vdekjes së Davide Astorit.

Mjekët ligjorë, Karlo Moreski dhe Gaetano Thiene, të cilët ishin ngarkuar për të kryer autopsinë e trupit të kapitenit të Fiorentinës, i kanë kërkuar prokurorisë edhe një shtyrje prej 30 ditësh për të zhvilluar teste të tjera.

Astori u nda nga jeta në mënyrë të papritur në dhomën e tij të hotelit më 4 mars në Udine.

31-vjeçari ndodhej në grumbullimin e skuadrës në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër friulanëve.

Përgjigjja e parë e autopsisë, e bërë vetëm dy ditë pas ngjarjes, kishte identifikuar si shkakun e vdekjes një “arrest kardiak pa prova mikroskopike, ndoshta për shkak të bradiaritmisë”.

Me pak fjalë, zemra e Astorit ndali së punuari për shkaqe ende misterioze.

Related posts

DRAMË NË NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” tronditen në frymën e fundit! (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Bartomeu merr situatën në dorë, ja “ofertat” për të bindur 75 milionëshin

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja si ndryshon tabela e rënditjes pas humbjes së Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment