Futboll La Liga Sport

Neymar nis kontaktet me Real Madridin

Neymar kërkon të luajë me Realin, e madrilenët duan me çdo kusht yllin brazilian. E përditshmja spanjolle “AS” nuk ka aspak dyshime dhe flet madje edhe për një kontakt në Rio de Janeiro mes të dërguarit të klubit “Los Blancos” dhe “O Ney”-t.

Florentino Perez duket i gatshëm për të sakrifikuar gjithçka, vetëm e vetëm për të sjellë në “Bernabeu” ish-futbollistin e Barcelonës. E për ta vendosur atë nën urdhrat e Zidane do të ishte i gatshëm të investonte 260 milionë euro, për të bindur francezët e Paris SG të hiqnin dorë nga shërbimet e tij.

Një ditë më parë, mediet spanjolle më afër Madridit zbuluan manovrat e para të transferimeve, duke nxjerrë vlerën e shitjes së disa futbollistëve. I pari është francezi Karim Benzema, që klubi e vlerëson me 80 milionë euro.

Related posts

Formacionet e mundshme, Shqipëri-Kosovë, ja befasitë e trajnerëve…

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ Zbulohet shuma e çmendur që fiton JAMES nga PIJA e tij

Isa.Autor

Guardiola ndërhyn për Iniestën, i ofron Manchester Cityn në vend të Kinës

Sadik.Autor

Leave a Comment